Bota

Dalin detajet mbi drogën e kapur në Greqi,shqiptarët e arrestuar burrë e grua, droga e fshehur brenda arushëve pellush të

30 Janar 2021, 15:32 Nga DOSJA
Dalin detajet mbi drogën e kapur në Greqi,shqiptarët e arrestuar

GREQI– Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngarkesën me kokainë të kapur në Greqi, ku pjesë e aksionit ishte dhe DEA amerikane. Zyrtarët kishin marrë informacion mbi një kontenier të mbërritur nga Amerika Latine e cila kishte drogë të llojit kokaine e cila kap vlerën e gati 100 milion eurove, sipas mediave vendase.

Operacioni është zhvilluar në një banesë në Selanik e cila ishte marrë me qera nga Airbnb da një çift shqiptarësh. Ata janë identifikuar si Adriani dhe Nela, të cilët janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takimin me dy kroatë, njëri prej të cilëve arriti të arratisej pasi arriti të hidhej nga ballkoni në ballkon. Kroatet ndodheshin në Selanik prej mesit të Janarit. Kroati që u arratis u hodh nga lartësi 10-15 metra.

Dorga ishte fshehur ne arusha loder siç duhet edhe në videon e sekuestrimit nga policia greke të 324 kg kokainë e pastër në 250 pako, 5.265 euro nga shitja e kokainës, 5 celularë dhe 1 kompjuter.

Kokaina e sekuestruar ishte e pastër dhe nëse përzihej fitimi do të trefishohej duke shkuar deri në 100 mln euro. Policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit.

Video nga aksioni:

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksion antidrogë në greqi aksion antidrogë në greqi

Sondazh

Poll