Bota

Sekuestrohen 300 kg kokainë në Greqi, arrestohet çifti shqiptar, kishin fshehur drogën te lodrat e fëmijëve, njëri kishte

30 Janar 2021, 09:30 Nga DOSJA
Sekuestrohen 300 kg kokainë në Greqi, arrestohet çifti

GREQI– Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës u shkatërrua nga oficerët e policisë të Nën-Drejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.

Sipas informacioneve të mediave greke, më shumë se 300 kg kokainë u gjetën dhe konfiskuan në një operacion ditën e sotme, ku arrestuan tre persona shqiptar dhe serb. Operacioni është zhvilluar në një banesë në Selanik e cila ishte marrë me qera nga një çift shqiptarësh. Ata janë identifikuar si Adriani dhe Nela, të cilët janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takimin me dy kroatë, njëri prej të cilëve arriti të arratisej pasi arriti të hidhej nga ballkoni në ballkon. Autoritetet janë në kërkim të tij.

Po ashtu, dy shqiptarët, ku njëri kishte pasaportë greke ishin aktivë në bizneset hoteliere në Rodos.

Mësohet, po ashtu se ky është një rrjet ndërkombëtar, në të cilin përfshihen serbët që importojnë sasinë e drogës dhe shqiptarët që e trafikojnë. Selia e qarkut është Athina nga ku anëtarët furnizojnë me kokainë të gjithë ishujt.

Sipas policisë greke, anëtarët e këtij qarku kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Gjatë operacionit u sekuestruan 324 kg kokainë e pastër në 250 pako, 5 celularë dhe 1 kompjuter. Nëse do te dilte në treg, kokaina do të kapte vleren e  5.265 eurove. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e të tjerë personave të përfshirë në trafikun e kokainës.

(d.a.k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aksion antidrogë në greqi aksion antidrogë në greqi

Sondazh

Poll