Bota

VIDEOJA bëri xhiron e rrjetit! Arrestohet efektivi që dhunoi 18-vjeçarin, pamjet në media e ‘fundosën’, po hetohet edhe

30 Janar 2021, 16:46 Nga DOSJA
VIDEOJA bëri xhiron e rrjetit! Arrestohet efektivi që dhunoi

KOSOVË-Oficeri i policisë, Haris Kelmendi është arrestuar ditën e sotme, pasi dyshohet se gjatë vitit 2018, ka keqtrajtuar fizikisht një 18-vjeçar, në stacionin policor në Prishtinë.

Lajmin është konfirmuar nga avokati i Kelmendit, Naim Rudari. Sipas tij, Prokuroria ka urdhëruar që Klemendi të arrestohet sërish dhe të dërgohet në stacionin policor për 48 orë. Po ashtu, ai ka thënë se mbi Klemendin rëndon akuza për veprën penale “Pengim i te provuarit”. Gjithashtu, avokati ka thënë se Kelmendi është duke u hetuar edhe për një rast tjetër, për të cilin nuk ka shumë informacion.

“Po ai është arrestuar sot. Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë të padrejtë i ka kërkuar që të paraqitet në stacionin policor. Ai është ndaluar për 48 orë, për veprën penale ‘Pengim i të provuarit”. Reagimi qytetarë dhe mediatik ka bërë që Prokuroria ta intervistojë dhe ta arrestojë . E ka edhe një rast tjetër në procedurë, dhe ky rast tani që rezulton të jetë i vitit 2018″, ka thënë ai.

Viktima e këtij rasti, është Leotrim Rama, ai ka dëshmuar në Policinë e Kosovës, se zyrtari policor, Haris Kelmendi ka ushtruar presion  ndaj tij për ta ndryshuar deklaratën. Haris Kelmendi u arrestua edhe me  28 janar nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, por u lirua.

Ndërkohë, Leutrim Rama në një postim në “Facebook”, ka sqaruar edhe se si ka ndodhur rasti në 2018. Ai ka thënë se në video-incizim shihet fundi i rrahjes që sipas tij kishte filluar 2 orë më parë nga policët.

“Pra, siç shihet ne këtë video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike këtu ka qene fundi i rrahjes sime 2 orëshe nga te gjithë policet e ndërrimit të asaj nate”, ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë i tij: 

Une, Leotrim Rama si 18 vjeçar ne 2018…Ne vitin 2018 isha “shoqeruar” ne stacionin policor per te dhene deklarate per shkeljen time qe kisha bere aso kohe (vozitje pa leje, mbajtja e nje arme te ftohte dmth thike). Si nje 18 vjeçar edhe pse i ri ne moshe, kurre asnjeher ne jeten time nuk kisha pare askund e nuk kisha degjuar per ate lloje malltretimi nga ana e policis ndaj qytetareve… aq me shume te mendoja se nje dite do te isha une viktima. Po pra, viktima qe shihet duke u dhunuar fizikisht dhe psiqikisht nga “polici” Haris Kelmendi… jam une, Leotrimi. E di se une kam gabuar per shkeljet ne trafik qe kam bere, te cilat po te kthehesha ne kohe nuk do t’i beja kursesi. Nuk e kam menduar kurre se nje dite do te trajtohesha ne ate menyre jo njerezore nga ata te cilet do t’i therrisja ne çast per ndihme nese do te kisha pare dhune te llojit te tille!Ate nate isha ne makine me shokun tim te cilin per arsyet e tij personale nuk po e bej te ditur emrin. Para se te me ndalte mua patrolla e policis, ai iku se bashku me thiken! Pra, siç shihet ne kete video 10-15 sekondëshe keqtrajtimi, malltretimi, dhuna psiqike dhe fizike ketu ka qene fundi i rrahjes sime 2 oreshe nga te gjith policet e ndrrimit te asaj nate… ku ne fund pas gjithe asaj sjellje koleget e Harisit m’u drejtuan “Qe nje cigare prej neve”. Une gjithashtu kerkova ta therras edhe ndihmen e shpejt, pasi qe isha i rrahur aq keq e i dhunuar e ceku fizikisht dhe psiqikisht… ata mu drejtuan “hajt se ski nevoj se mir je”. Pas gjithe dhunes qe m’u shkaktua ate nate, kisha presion nga policia qe ta ndrroja deklaraten time se gjoja un kam pasur arme tjeter (revole) ne makine dhe shoku im me ka kercenuar per tu larguar nga policia ishte vetem nje propagand e Harisit dhe kolegve te tij.Ne ate inqizim ku shihet “polici” Haris Kelmendi duke ushtruar dhune mbi mua, aty ishin te pranishem edhe 4-5 zyrtare te tjere policor duke inqizuar!Une si Leotrim Rama 21 vjecar!Edhe pse kane kaluar thuajse 3 vjet nga kjo ngjarje, gjendja psiqike me eshte renduar dhe trauma sa vjen e shtohet cdo dite! Ne baze te keshillave te psikologut kam bere cdo gje qe ta tejkaloj kete traume por ajo sa vjen dhe rendohet cdo dite. Une ende kam shprese qe organet kompetente te drejtesis do te merren me kete rast.”, ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni haris kelmendi kosove naim rudari. haris kelmendi kosove naim rudari.

Sondazh

Poll