Politike

KQZ hap “thesin” për partitë! Shpërndarja e fondeve për fushatën, PS fut ‘në arkë’ 63 mln lekë

30 Janar 2021, 16:22 Nga DOSJA
KQZ hap “thesin” për partitë! Shpërndarja e fondeve

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë gati projektvendimin që do të miratohet në datë 2 shkurt për shpërndarjen e fondeve për fushatë për partitë politike.

Nga raporti i publikuar mësohet se fondi në total që do u shpërndahet partive kap vlerën e 140 milionë lekë, por pjesën më të madhe do ta marrë Partia Socialiste. Bëhet fjalë për një shumë rreth 63 mln lekë.

Ndërsa Partia Demokratike do të marrë 38 milionë lekë, LSI 20 mln lekë, PDIU 7 mln lekë, Lista e Barabartë 4 mln dhe PSD do të shfrytëzojë fondin prej 5 mln lekësh.

LISTA: 

Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047
Partia Demokratike 38.911.877
Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477
Lista e Barabartë 4.841.667
Partia Socialdemokrate 5.369.137

Fondet janë shpërndarë duke llogaritur numrin e mandateve të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke nisur kështu edhe fushatën për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Por nuk dihet ende se si do të zhvillohet fushata e këtij viti në një kohë që vendi përballet me shifra në rritje të të infektuarve nga pandemia e koronavirusit. Pritet që më 2 shkurt, Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim lidhur me zhvillimin e fushatës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fondi per fushaten komisioni qendror i zgjedhjeve fondi per fushaten komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Politike 30 Janar 2021, 15:33

BERAT– Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë nisur me punën për sigurimin e votave. Partia Socialiste...