Aktualitet

Rama: Pfizer do të fillojë furnizimin të hënën, do kemi më pak se dozat e premtuara. Jemi drejt përfundimit të kontratë

30 Janar 2021, 08:37 Nga DOSJA
Rama: Pfizer do të fillojë furnizimin të hënën, do kemi

KORÇË- Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbiseeimit që ka bërë me qytetarët në Korçë, ka thënë se ka marrë konfirmimin se të hënën e kësaj jave do të fillojë furnizimi me vaksinat Pfizer nga dita e hënë.

Kreu i qeverisë shtoi se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë.

Ne në radhë të parë me vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm pa dëshirë, dhe jo për fajin tonë bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave të BE dhe arritëm një kontratë me Pfizer në mënyrë të drejpërdrejtë, pa pritur që të vijnë vaksinat nga platforma e Covax-it. Kemi një kontratë me Pfizer, të rinovueshme,  për 500 mijë doza.Njësoj si me të tjerët Pfizer i shtyhu në kohë. Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë. Shpresoj që të mos marrim një njoftim tjetër. Do të fillojë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë. Në momentin që fillon furnizimi do të kemi mundësi ta shtrijmë në mënyrë të shpejtë për ju, mjekët dhe infermierët. Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”.- tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama vaksina kunder covid-19 edi rama vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 30 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e motit në Shqipëri.Pa...

Aktualitet 29 Janar 2021, 22:01

SHKODËR– Oboti i bashkisë së Shkodrës prej tre javësh ndodhet nën ujë, duke krijuar kështu vështirësi në lëvizjen e banorëve, e sidomos në raste emer...