Aktualitet

Qindra doza heroinë dhe miliona lekë në banesë, arrestohen gjatë shkëmbimit të ”mallit” dy persona në Durrës

30 Janar 2021, 08:18 Nga DOSJA
Qindra doza heroinë dhe miliona lekë në banesë, arrestohen

DURRËS– Një operacion i koduar “Last Time” për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, është finalizuar me sukses në Durrës duke çuar dy persona në pranga.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Finalizohet operacioni i koduar “Last Time”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Sekuestrohen qindra doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e lëndës narkotike. Arrestohen në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.

Si rezultat i një pune të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Last Time”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D., policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr. fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

(a.k/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona në durrës arrestohen 2 persona në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Janar 2021, 07:17

Titujt e portaleve, 30 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për parashikimin e motit në Shqipëri.Pa...

Aktualitet 29 Janar 2021, 22:01

SHKODËR– Oboti i bashkisë së Shkodrës prej tre javësh ndodhet nën ujë, duke krijuar kështu vështirësi në lëvizjen e banorëve, e sidomos në raste emer...