Sport

“Duhet të besojmë te titulli kampion”, Simon Kjaer “zhduk” Interin për fitimin e trofeut: Juve është gjithmonë Juv

29 Janar 2021, 12:23 Nga DOSJA
“Duhet të besojmë te titulli kampion”, Simon Kjaer

MILANO-“Unë mendoj se Milani duhet të besojë në titullin kampion, me mentalitetin e duhur. Ne jemi të parët. Qëllimi ynë është të marrim çdo ndeshje si finale dhe ta përgatisim atë në maksimum. Rruga është ende e gjatë dhe e komplikuar, por disa tifozë besojnë në këtë.”

Simon Kjaer, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Piolin  për ndeshjen me Bologna-n për shkak të një dëmtimi ka folur në lidhje për titullin kampion.Sipas mbrojtësit danez, i cili nuk përmend kurrë Interin, rivalët e drejtpërdrejtë për titullin kampion janë Juventus dhe Napoli:

“Juve është gjithmonë Juve – shpjegoi mbrojtësi – ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Por edhe Napoli. Siç e thashë në fillim.Sot kampionati është më i vështirë, por nëse bëjmë më të mirën tonë, dhe me pak fat… mund të arrijmë gjëra të mëdha.” Përfundoi Kjaer.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan simon kjaer milan simon kjaer

Sondazh

Poll