Sport

Sherri në Kupën e Italisë, Gjykata Sportive jep vendimin për Ibrahimovic dhe Lukakun

29 Janar 2021, 11:57 Nga DOSJA
Sherri në Kupën e Italisë, Gjykata Sportive jep vendimin për

ITALI-Asnjë surprizë nga Gjykata Sportive për Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku pas derbit të zjarrtë të Kupës së Italisë. Si suedezi, ashtu edhe belgu ia hedhin me vetëm një ndeshje skualifikim. Lukaku dhe Hakimi do të humbasin ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Juventusit. Prandaj, nga raporti i gjyqtarit Valeri nuk dolën detaje të tjera si për ta bërë më të rëndë dënimin për dy lojtarët.

Nuk është ende e qartë nëse Prokurori Federal do të hapë procedura kundër dy lojtarëve. Nëse në raportin e Valerit nuk bëhej asnjë referencë për shkeljet verbale midis sulmuesit të  Milanit dhe lojtarit të Interit, atëherë Prokurori Federal mund të ndërhynte: pastaj paraqitjen ose referimin. Gjithsesi ky organ pranë Federatës Italiane të Futbollit nuk është shprehur ende nëse do të marrë në konsideratë rastin në fjalë, apo do të arkivojë vendimin e marrë nga Gjykata Sportive paraditen e sotme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic lukaku milan ibrahimovic lukaku milan

Sondazh

Poll