Politike

Opozita bllokoi rrugët për dy orë, fotot pikante nga protesta

2 Maj 2019, 20:56 Nga DOSJA
Opozita bllokoi rrugët për dy orë, fotot pikante nga protesta

Është mbyllur pas dy orësh me fjalën e kryedemokratit Lulzim Basha në Elbasan protesta e opozitës e zhvilluar në 12 qarqe të vendit. Basha kryesoi bllokimin e rrugës tek kryqëzimi i Bradasheshit nga ku tha se më 30 qershor nuk do të kishte zgjedhje lokale. Sipas Bashës, zgjedhjet lokale do të zhvillohen në të njëjtën ditë me ato parlamentare nën kujdesjen e një qeverie teknike. Basha gjithashtu i dërgoi një mesazh Holandës zyrtare nga Elbasani, ku kërkonte që të mos i hiqte vizat Shqipërisë.

Nga Durrësi, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se protesta e sotme nuk ishte një revoltë kombëtare duke theksuar se Edi Rama nuk e kishte parë akoma atë ‘zemërim’ që do ta largonte nga pushteti. Kryemadhi shtoi se nuk ishte dakord me përshkallzimin e protestës dhe se priste që Rama të reflektonte para se të ndodhte. Protesta e sotme në rrethe u shoqërua me debate nga ana e protestuesve me policinë; pati tymuese, djegie gomash e flakadanë, por nuk u shënuan incidente. Megjithatë për 2 orë në 12 akset e bllokuara nuk u la të kalonte asnjë mjet përveç autoambulancave. Teksa prisnin që protesta në Kukës të mbaronte, një grup maturantësh nga Kosova ia morën këngës dhe valles.  Sa i përket lëvizjes së makinave, Policia Rrugore kishte gjetur rrugë alternative për kalimin e automjeteve.

A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita bllokon rrugët protesta e 2 majit protesta e opozites opozita bllokon rrugët protesta e 2 majit protesta e opozites

Sondazh

Poll