Aktualitet

Sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara në doganën e Muriqanit, ndalohet një person

3 Maj 2019, 13:03 Nga DOSJA
Sekuestrohen 100 mijë euro të padeklaruara në doganën e

SHKODËR–Janë sekuestruar 100 mijë euro të padeklaruara gjatë pasdites së sotme në pikën kufitare në Muriqan.

Në njoftimin e policisë thuhet se, gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë,  në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi  A.Q., i cili po transprotonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 euro. Ky shtetas po merret në pyetje në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e lëvizjes së vlerave monetare nëpërmjet Pikave te Kalimit Kufitar, strukturat e Degës Doganore Shkodër, në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Kufitare, kanë kryer kontrolle ‎për pasagjerët në  hyrje/dalje të RSH, me qëllim parandalimin e trafiqeve dhe lëvizjes së vlerave monetare.

Gjatë kontrolleve të kryera nga strukturat e Degës Doganore Shkodër në bashkëpunim me strukturat e Policisë,  në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, u konstatua dhe u ‎ndalua shtetasi  A.Q. i cili po transprtonte një vlerë në valutë të padeklaruar prej 100.000 EUR.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në kuadër të forcimit të masave për parandalimin e trafiqeve, ka intesifikuar ‎kontrollet në pikat e kalimit kufitar, si dhe i bën me dije shtetasve të cilët kalojnë në PKK të RSH për detyrimin ligjor (Ligji Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terorrizmit”) për deklarimin e vlerave monetare, sendeve me vlerë, apo metaleve dhe gurëve të çmuar, të cilat janë me vlerë më të madhe se 1.000.000 lekë.

vijon….

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet muriqan sekuestrohen 100 mije euro muriqan sekuestrohen 100 mije euro

Sondazh

Poll