Aktualitet

Një më një, përplasja Rakipllari-Cakaj, ministri i deleguar:Jap dorëheqjen nëse… Gazetari: 1% kam të pavërtetë (VD)

3 Maj 2019, 11:05 Nga DOSJA
Një më një, përplasja Rakipllari-Cakaj, ministri i

Tiranë- Ministri i Jashtëm i deleguar, Gent Cakaj mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Open” ka pasur debate të njëpasnjëshme me gazetarët në studio, kryesisht me Robert Rakipllarin.

Debati ka nisur për samitin e Berlinit dhe pas ka vijuar edhe  me përzgjedhjen e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm të deleguar, pasi sipas gazetarëve ai nuk ka përvojën e duhur për këtë post.

Gjatë një debati që pati me Robert Rakipllarin, Gent Cakaj u shpreh është i gatshëm të lërë detyrën nëse del e vërtetë që ai ka marrë një dekoratë nga Rama për çështjen e negociatave, një vit më parë.

Por debati ka vijuar më tej për këtë çështje pasi ministri i deleguar është shprehur se gazetari po thotë të pavërteta. Rakipllari ka theksuar se vetëm 1% ka të pavërtetë nga ajo që deklaron. Sipas gazetarit ministri Cakaj është dekoruar nga Rama vjet për punën për negociata me BE-në, dhe  theksoi se do të publikojë edhe foton e certifikatës.

Deklarata për dhënien e dorëheqjes

Rakipllari: Ti ke qenë negociator. Je dekoruar bashkë me 4 ambasadorë edhe nga kryeministri. Ka pasur një ceremoni dekorimi për këta që ka pasur. Ke marrë një certifikatë mirënjohje. Do të gjej foton.

Cakaj: Sapo e thatë një të pavërtetë absolute. Nuk ka marrë dekoratë, do të isha shumë i nderuar sikur ta kisha marrë një dekoratë të tillë. Është bërë kjo ceremoni, por unë nuk kam marrë dekoratë. Në një koment të shkurtë bëtë 3 gabime. E para unë nuk kam qenë krye-negociator. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë dekoratë. Nëse kam marrë medalje të mirënjohjes unë e ofroj dorëheqjen time në këtë emision.

Rakipllari: Kam thënë 1% të pavërtetë

Robert Rakipllari gjatë debatit ka theksuar se Cakaj është dekoruar nga Rama me certifikatë për punën për negociatat edhe pse sipas tij nga qeveria ka shumë propagandë për këtë çështje.

“Thashë 1% të pavërtetë, 99% është e vërtetë nga ajo që thashë. “, tha Rakipllari “Ti fole për 5 dekorata po kanë qenë, 4. Ke të pa vërteta këtu  “, tha Cakaj.

Ai sërish është përplasur me Cakajn, duke i thënë se ju vini nga asgjëja, pikërisht kur është publikuar një intervistë e Cakajt për të cilën është akuzuar se kërkon ndryshimin e kufijve.

Debati për postin e ministrit të Jashtëm

Cakaj: “Unë nuk kam kërkuar ndryshimin apo shkëmbimin e kufijve”. Ndërkohë, Rakipllari shtoi se nuk ka rëndësi mendimi i Cakajt, pasi ai vjen nga asgjëja dhe nuk ka bërë një betejë më parë.

“Ti vjen nga asgjëja, nga studimet u bëre ministër, nuk ka rëndësi mendimi jot.”, u shpreh Rakipllari.

J.V & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debati për samitin gent cakaj përplasja cakaj rakipllari robert rakipllari debati për samitin gent cakaj përplasja cakaj rakipllari robert rakipllari

Sondazh

Poll