Aktualitet

Kapen me 400 mln euro kokainë, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar në Gjermani, njihen si banda e bananeve (FOTO)

3 Maj 2019, 10:28 Nga DOSJA
Kapen me 400 mln euro kokainë, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Gjermani- Në Gjermani janë arrestuar 5 shqiptarë pasi akuzohen se trafikonin kokainë nga porti i Ekuadori për në portin e Hamburgut. Ata njihen si “banda e bananeve” dhe policia gjatë aksionit iu ka sekuestruar 1.8 ton kokainë, e cila në treg kap vlerën e 400 mln eurove.

Shqiptarë e arrestuar janë Emiljan H. (38), Klajdi D. (25), Dashamir N. (34), Dario L. (22) dhe Alberto K. (40).  Mësohet se banda e kokainës drejtohet nga Albert. K i cili ka mbajtur 15 identitete.

Një ditë më parë ata dolën para gjykatës ku morrën masën “arrest me burg” dhe heshtën për të dëshmuar.

Interesante është se në këtë çështje janë angazhuar 500 hetues, të cilët u vunë në gjurmët e bandës shqiptare.

Si e trafikonin drogën

Banda fillimisht sillte drogën në postin e Hamburgut dhe ajo për pas nëpërmjet kutive të bananeve shpërndahej në qytetet e Gjermanisë. Po kështu tregtohej edhe në Holandë.  Sipas medieve gjermane grupi kriminal lëvizte i armatosur.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 18 kg kokainë 5 shqiptarët e arrestuar në gjermani alberto k. dario l dashamir n emiljan h. klajdi d. shkatërrohet banda në gjermani 18 kg kokainë 5 shqiptarët e arrestuar në gjermani alberto k. dario l dashamir n emiljan h. klajdi d. shkatërrohet banda në gjermani

Sondazh

Poll