Aktualitet

Shkoi si mysafir tek kushërinjtë, humbet pa gjurmë shqiptari në Itali, ja çfarë shkruante në letër (Foto +Emri)

3 Maj 2019, 10:30 Nga DOSJA
Shkoi si mysafir tek kushërinjtë, humbet pa gjurmë shqiptari

ITALI- Një 31- vjeçar shqiptar është zhdukur pa gjurmë mbrëmjen e 30 prillit në Ragusa të Italisë.

Mediet italine raportojnë se shqiptari i identifikuar si, Dorian Liçaj kishte shkuar si mysafir tek të afërimit e tij në qytetin e Ragusës.

Ai ndodhej në Itali prej janarit dhe kishte disa ditë që kërkonte punë, deri natën e 30 prillit kur u largua me një biçikletë në ngjyrë të kuqe. Ai ka dokumenta shqiptare dhe një telefon celular, që aktualisht është i fikur.

Nuk dihet se çfarë kishte veshur në kohën kur u largua. Djali vuante nga ankthi dhe para largimit u kishte lënë të afërmëve një letër me shkrim, në të cilën u kërkonte falje për vuajtjet që u shkaktoi dhe shfaqte synime për vetëvrasje.

Kërkimet e patrullave të karabinierisë në Ragusa kanë qënë të vazhdueshme dhe tani po koordinohen me forcat e tjera në territor, si me Mbrojtjen Civile dhe Policinë. Karabinierët italianë kanë publikuar foton e 30 vjeçarit Liçaj , ku njoftojnë që gjithkush që e ka parë është i lutur të njoftojë Policinë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorian liçaj humbet shqiptari itali ragusa dorian liçaj humbet shqiptari itali ragusa

Sondazh

Poll