Aktualitet

10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet Fatmir Xhindi, djali deputet: Duam drejtësi

3 Maj 2019, 09:59 Nga DOSJA
10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet Fatmir

FIER- 10 vite nga vrasja tek dera e shtëpisë, përkujtohet në Roskovec, ish-deputeti i vrarë i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. 10 vite nga vrasja, por ende pa fajtor. Ky ka qenë apeli që ka ngritur, djali i tij, Andueli, në këtë ceremoni përkujtimore.

Ai tha se duhet të gjendet autori, e të vihet drejtësia, që shpirti i Fatmir Xhindit të prehet në paqe.

Në këtë ceremoni përkujtimore ka marrë pjesë edhe kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla që tha se PS ka realizuar dëshirat e Fatmir Xhindit në zonën e Roskovecit.

“Punët që kemi bërë në Roskovec, ëndrrat e Fatmirit. Andueli ka pasur një barrë të rëndë që t’a zëvendësojë.”-është shprehur Balla.

Ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi u vra në muajin maj të vitit 2009 tek dera e shtëpisë së tij në Roskovec. Ai ishte duke parkuar makinën tek oborri i shtëpisë kur u qëllua me breshëri plumbash.

Fatmir Xhindi, baba i tre fëmijëve, ishte një nga themeluesit e PS në qarkun e Fierit. Nga viti 1997, për tre legjislatura radhazi, ai ka qenë deputet në këtë zonë. Djali tjetër i tij, Anduel Xhindi është deputet i PS në Kuvend.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet taulant balla vrasja e fatmir xhindit taulant balla vrasja e fatmir xhindit

Sondazh

Poll