Aktualitet

“Na mundon pyetja, kush e vrau”, djali i Fatmir Xhindit kërkon drejtësi: U bënë 10 vite të vështira, gjejeni që t’i

3 Maj 2019, 10:17 Nga DOSJA
“Na mundon pyetja, kush e vrau”, djali i Fatmir Xhindit kërkon

FIER- Në 10-vjetorin e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, një fjalë para të afërmve dhe miqve të pranishëm ka mbajtur edhe djali i tij, tashmë deputet Anduel Xhindi.

Xhindi ka apeluar për drejtësi dhe ka thënë se megjithëse ka 10 vite që është vrarë, ata ende nuk e dinë kush e vrau babain e tyre.

“U bënë 10 vite që kur im atë është ndarë nga jeta, dhe drejtësia se ka dhënë fjalën e saj. Ne na mundon pyetja, kush e vrau Fatmirin dhe pse. Gjej rastin t’ju bëj thirrje institucioneve, që të gjithë ne të biem rehat, dhe shpirti t’i prehet qetësisht. Kanë qenë vite të vështira pa të, por ne gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ju këtu, për mbështetjen që na keni dhënë.”-ka thënë deputeti Anduel Xhindi.

(f.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 10-vjetori i vrasjes se xhindit anduel xhindi vrasja e fatmir xhindit 10-vjetori i vrasjes se xhindit anduel xhindi vrasja e fatmir xhindit

Sondazh

Poll