Aktualitet

‘Fol dhe ruaj sigurinë’/ Veliu nga Shkodra: Ndihmoni! Denonconi rastet e paligjshmërisë

3 Maj 2019, 11:37 Nga DOSJA
‘Fol dhe ruaj sigurinë’/ Veliu nga Shkodra: Ndihmoni! Denonconi

SHKODËR- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ndodhej sot në qytetin e Shkodrës, për t’u njohur nga afër me problemet,  duke marrë shkas dhe nga vrasjet e ndodhura së fundmi në qytetin verior, ku ngjarja më e fundit, ishte ekzekutimi i dy vëllezërve Bilali tek dera e shtëpisë.

Veliu gjatë vizitës së tij në Shkodër tha se policia tashmë është në luftë me krimin, duke kërkuar ndihmën e secilit, përmes përcjelljes së informacioneve të tyre në polici.

Kjo është iniciativë domethënëse e marrë nga prefekti i qarkut Shkodër. Policia është në luftë me krimin por pa ndihmën tuaj jemi asnjë. Siguria është një kontribut i secilit prej nesh. Ndihmo dhe përcill informacion policisë, sepse ashtu mund të jemi pranë jush më shpejt për të shmangur ndonjë përfundim total. Fol dhe ruaj sigurinë, për të cilën po luftojmë të gjithë. Jemi këtu për t’ju ndihmuar. Denonconi rastet e paligjshmërisë,“-tha Veliu.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu shkoder siguria e qytetareve vrasjet ne shkoder ardi veliu shkoder siguria e qytetareve vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll