Bota

Konfirmohen 3 rastet e para të variantit britanik të COVID në Kosovë

29 Janar 2021, 15:05 Nga DOSJA
Konfirmohen 3 rastet e para të variantit britanik të COVID në

KOSOVË– Janë konfirmuar 3 raste të variantit britanik të COVID në Kosovë.

Lajmin e bëri me dije Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj në një konferencë për shtyp.  Ai tha se nga 30 mostrat që kanë dërguar për analiza në Gjermani, tre kanë rezultuar pozitivë.

Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra tri mostra kanë rezultuar pozitive në testimin preliminar në variantin B117”, tha Ministri i Shëndetësisë së Kosovës.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka deklaruar se janë duke u hulumtuar kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të coronavirusit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni konfirmohen tre rastet e para kosove varianti britanik ne kosove konfirmohen tre rastet e para kosove varianti britanik ne kosove

Sondazh

Poll