Protestë masive në Shkup, rasti Monstra nxjerr shqiptarët në rrugë: Drejtësi dhe liri!
29 Janar 2021, 13:54Nga DOSJA
MAQEDONI E VERIUT- Protesta të shumta kanë nisur sot në Maqedoninë e Veriut për rastin “Monstra”. Protestat janë thirrur nga familjarët e të akuzuarve për vrasjen e 5-fishtë të liqenit Smillkovës në vitin 2012. Protesta filloi në orën 13:00 në Parkun e Çairit dhe do të përfundojë në Prokurorinë e Përgjithshme.
Protestuesit po protestojnë në momon “Duam liri”, “Duam drejtësi”. Gjatë marshimit protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e prokurkores së rastit “Monstra”, Fatime Fetai. Prokurorja Fetai ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm të akuzuarit për ngjarjen që ndodhi në liqenin e Smillkovës, Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviqin, Haki dhe Fejzi Azirin.
Familjarët e të akuzuarve kanë thënë se ata nuk i kanë edukuar fëmijët e tyre që të bëhen vrasës dhe kanë kërkuar ndihmë nga ndërkombëtaret që të zbardhet rasti i asaj vrasjeje.
“Ne nuk kemi edukuar familjet tona të shkaktojnë vrasje makabre. Ne i dënojmë aktet terroriste dhe jonjerëzore, por gjithmonë i mbrojmë të pafajshmit. Kërkojmë të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai. Kërkojmë ndihmë nga ndërkombëtarët të ndihmojnë të zbardhet ky rast dhe gjitha rastet tjera e montuara, të mos trajtohet nga këndi politikisht siç e sheh prokuroria,”thanë ata.
Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, në gjykimin e parë janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës në vitin 2012. Ky vendim i Gjykatës ka acaruar shumë qytetarët dhe banorë të zonës duke thënë se provat që këta kanë marrë pjesë në ngjarje janë të pamjaftueshme.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VIETNAM– Një vajzë nga Vietnami iu është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe shumë të dhimbshëm, atij të zgjatjes së kockave. Vajza e cila ishte e gjatë 1...
SHBA- Një mision i ngjashëm me skenarin e një filmi është zbardhur nga “The Times”. Shërbimet sekrete amerikane kanë shkuar disa muaj më parë në Lib...
MEKSIKË- Meksina është vendi i tretë me më shumë viktima nga Covid-i në botë. Sipas Worldometers, Meksika ka në total 155,145 persona që kanë humbur jetën,...
MAQEDONIA E VERIUT- Zvendësministri i Shndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka folur mbi rastin e mutacionit të Covid-it të gjetur në vend. Në një int...
KOSOVË– Skënder Krasniqi, biznesmeni që vrau me armë zjarri të birin dy ditë më parë në mes të Prishtinës, është lënë sot në masën “arrest me burg” për 30 ...
SHBA- I dërguari i posaçëm i ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell ka kritikuar demokratët në Amerikë për konfliktin mes Serbisë dhe ...
ITALI– Policia italiane ka arrestuar anëtarin e ‘kyç’ të mafias Ndrangheta-s, Domenico Cracolici!Ai u kap mbrëmjen e djeshme në një vilë të izoluar në fs...
ANGLI- Kryministri britanik, Boris Johnson ka përgëzuar kompaninë Novavax për vaksinën anti-Covid që ka krijuar. Në një postim në Twitter ai ka shkruar se ata k...