Ndërrojnë jetë 5 persona nga COVID në Kosovë, regjistrohen mbi 300 raste të reja gjatë 24 orëve
29 Janar 2021, 14:37Nga DOSJA
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 342 raste te reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 5 persona.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).
Me bilancin e fundit, numri total i rasteve pozitive është 59.646 nga 229.408 persona të testuar dhe 1.487 persona kanë humbur jetën.
Njoftimi i plotë nga IKShPK
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.926 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (68 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (64 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 59.646 raste nga 229.408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.487 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.211.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT- Protesta të shumta kanë nisur sot në Maqedoninë e Veriut për rastin “Monstra”. Protestat janë thirrur nga familjarët e të akuzuarve për vrasj...
VIETNAM– Një vajzë nga Vietnami iu është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe shumë të dhimbshëm, atij të zgjatjes së kockave. Vajza e cila ishte e gjatë 1...
SHBA- Një mision i ngjashëm me skenarin e një filmi është zbardhur nga “The Times”. Shërbimet sekrete amerikane kanë shkuar disa muaj më parë në Lib...
MEKSIKË- Meksina është vendi i tretë me më shumë viktima nga Covid-i në botë. Sipas Worldometers, Meksika ka në total 155,145 persona që kanë humbur jetën,...
MAQEDONIA E VERIUT- Zvendësministri i Shndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka folur mbi rastin e mutacionit të Covid-it të gjetur në vend. Në një int...
KOSOVË– Skënder Krasniqi, biznesmeni që vrau me armë zjarri të birin dy ditë më parë në mes të Prishtinës, është lënë sot në masën “arrest me burg” për 30 ...
SHBA- I dërguari i posaçëm i ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell ka kritikuar demokratët në Amerikë për konfliktin mes Serbisë dhe ...
ITALI– Policia italiane ka arrestuar anëtarin e ‘kyç’ të mafias Ndrangheta-s, Domenico Cracolici!Ai u kap mbrëmjen e djeshme në një vilë të izoluar në fs...