Aktualitet

U arrestua me bujë në mes të Tiranës, miku i Stresit fiton lirinë: Armën e kisha për klipe, jam reper

29 Janar 2021, 12:23 Nga DOSJA
U arrestua me bujë në mes të Tiranës, miku i Stresit fiton

TIRANË– Klevio Ahmetaj i njohur me emrin e artit si Cllevio dhe si miku i reperit Arkimed Lushaj është lënë i lirë burg.

Vendimi është marrë sot, pasi Ahmetaj doli para gjykatës së Tiranës. Vetë i riu që u arrestuar pak javë më parë me armë zjarri, ka deklaruar se pistoletën e kishte për xhirime dhe klipe.

Unë jam rreper i njohur dhe armën e kisha për të bërë xhirime, do bënim një videoklip,”– i tha ai gjyqtarit. Këtë deklaratë, fillimisht gjyqtari Albert Meçe nuk e mori parasysh duke e lënë në burg Ahmetajn, por pas paraqitjes së akt-ekspertizës e la të lirë atë.

Akt ekspertimi doli që arma ishte e tipit sportiv (lloj arme lodër) dhe nuk përbënte rrezikshmëri. Dosja.al ka publikuar më herët edhe pamjet e arrestimit të Cllevios.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoku i stresit cllevio klevio ahmetaj arrestohet shoku i stresit cllevio klevio ahmetaj

Sondazh

Poll