Aktualitet

‘I kanë ngritur kurth nipit’/ Tezja e Kastriot Demës: Ai ka 6 muaj që nuk ka dalë nga dhoma, Carlotta i ka braktisur fë

29 Janar 2021, 11:57 Nga DOSJA
‘I kanë ngritur kurth nipit’/ Tezja e Kastriot Demës: Ai

TIRANË– Tezja e Kastriot Demës ka dhënë versionin e saj në lidhje me dhunën që u raportua se Dema ka ushtruar ndaj bashëshortes së tij italiane. Sipas tezes, kanë qenë Carlota dhe punonjësit ata që kanë sulmuar Kastriotin. Mes të tjerash ajo tha se investimi në hotel ishte bërë me para të përbashkëta. Ndër të tjera ajo tha se ky është një kurth që i është bërë nipit të saj nga ana e ish-partneres së tij.

“Ajo ka qenë e mbledhur duke bërë një kurth për nipin tim. Kuzhinieri që ajo e mban, ka hyrë nga ballkoni i dhomës me çelës të madh dhe ka thyer xhamin. Nipi ka dashur të dalë në derë, dhe aty e ka pritur Carlota dhe dy të tjerët. Më pas ai u përpoq të ikte, aty në banjo, është hedhure nga shkallët dhe ka shkuar në shtëpinë e kushëririt. Ajo ka fshirë dhe DVR-në e kamerave. Pretendohet nga zonja se ai i ka dhunuar sikur ka qenë Herkuli. Kastrioti ka qëndruar 6 muaj në një dhomë. Carlota mori dhe rrëmbeu fëmijët prej 1 viti e gjysmë. Ajo është denoncuar në Itali. Ata kanë pasur grindje në bashkëjetesën e tyre. Kastrioti ka filmuar një video para ngjarjes. Ka ndodhur 20-30 minuta para ngjarjes. Ai ka telefonuar dhe policinë që të shmangte ngjarjen. Kastrioti pasi ata e kanë provokuar, ka hyrë në dhomë dhe më pas është fshehur në banjo. Bashkëjetesa e tyre ka qenë e mirë deri në 2017, për arsye të tyre ata kanë pasur probleme. Të tre nipërit e mi, bashkë me dy vëllezërit e Kastriotit, i kanë mbledhur ato të ardhura dhe ia kanë dhënë djalit. Ky investim është 50/50. Nuk janë vetëm të Carlotës, pasi ata kanë punuar në Itali. Ky është kurth i thurur, kur në spital erdhi fletë-arresti, kur Kastrioti ishte duke vdekur, dhe nuk e mori kush në pyetje. Carlota mund të shpiki, dua të shoh thikën që ka goditur nipi im atë. Po DVR-në Kastrioti e dha??! Carlota mbrohej nga dikush. Biznesin e administron ajo, me një prokurë që është dhënë nga Kastrioti. Kati i fundit është shtëpia e Kastriotit, ku Carlota rri ende brenda, pasi nuk kemi nxjerrë ndihmën e policisë që ta nxjerrë jashtë. Ajo rrëmben fëmijët, ikën kur do dhe i braktis. Fëmijët i mori nëna dhe babai i Carlotës, nga Durrësi me makinë. Se si e kaluan kufirin pa prokurë, se dimë.”, tha ajo.

Sherri ndodhi një ditë më parë në Vilë Bashtovë. Dossena po festonte ditëlindjen dhe zhurmat shqetësuan Demën që ndodhej në dhomën tjetër. Ky i fundit u përlesh me të ftuarit e italianes dhe vetë ish-bashkëshorten e plagosi m thikë. Sot është vënë në pranga.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet carlota dossena kastriot dema plagoset biznesmenja italiane carlota dossena kastriot dema plagoset biznesmenja italiane

Sondazh

Poll