Aktualitet

SKEMA/ “Kam vrimë në zemër”, si tentoi 16-vjeçarja në Lushnje të vidhte të moshuarën, hap pas hapi nga NGJAR

29 Janar 2021, 12:00 Nga DOSJA
SKEMA/ “Kam vrimë në zemër”, si tentoi

LUSHNJE- Adoleshentja që dhunoi të moshuarën Lume Zela në Lushnje, e kishte të organizuar planin sesi do të hynte dhe do të dilte në banesë. E ngjashme në fizik me mbesën e 64-vjeçares Lume Zela, ajo ia doli të hynte në banesën e zonjës, pa u vënë re nga fqinjët, të cilët menduan se në shtëpi hyri mbesa e jo një hajdut.

Ajo u shtir si e sëmurë tek e moshuara, duke i thënë se kishte një vrimë në zemër. 64-vjeçares iu dhimbs adoleshentja, në moshë me mbesën dhe e lejoi të hynte në shtëpi, dhe i dha edhe ujë për të pirë. 

Por kaq mjaftoi që K.B., 16 vjeçe, e cila nis jetën e saj me përballjen në gjykatë për akuzën e “vjedhjes me dhunë e mbetur në tentativë”, të nxirrte nga çanta një spraj djegës. Sprajin ia drejtoi të moshuarës e cila humbi kontrollin e trupit, më pas e tërhoqi zvarrë dhe e futi në një dhomë ku i lidhi duart dhe e kyçi.

Adoleshentja nisi një kërkim gjerë e gjatë në shtëpi për të gjetur para ose sende me vlerë, por nuk mundi t’i gjente vendin  ku Zela i kishte fshehur, disa florinj të familjes. E zhgënjyer telefonoi Julian Kiptiun, i cili shkoi dhe e mori. Ata u larguan nga shtëpia e zonjës duarbosh, ndërsa disa orë më pas, u prangosën nga Policia.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne lushnje julian kiptiu lume zela grabitje ne lushnje julian kiptiu lume zela

Sondazh

Poll