Aktualitet

Shi, rebeshe dhe dëborë e dendur! Shqipëria do t’i përjetojë të gjitha brenda 72 orëve (PARASHIKIMI)

29 Janar 2021, 11:14 Nga DOSJA
Shi, rebeshe dhe dëborë e dendur! Shqipëria do t’i

TIRANE- Një situatë e paqëndrueshme atmosferike pritet në 72 orët e ardhshme. Meteoalb parashikon që shiu do të nisë sot në veriperëndim dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin.

Ndërsa nesër paradite, moti parashikohet të jetë i kthjellët, por vetëm për disa orë, pasi nata, do të sjellë reshje shiu dhe dëborë të dendur në zonat malore. Reshjet e shiut do të kenë intesitet më të lartë në pjesën veri-perëndimore dhe jug-lindore të vendit, ku nuk do të mungojnë as stuhitë e shkurtra dhe rrebeshet. 

Temperaturat do të jenë të larta krahasuar me ditët e shkuara, ku minimumi do të kapë -1 gradë Celsius. ndërsa maksimumi, 12 deri 13 gradë.

Reshjet e shiut pritet të pushojnë ditën e martë dhe të mërkurë, kur moti parashikohet i kthjellët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet meteoalb parashikimi i motit meteoalb parashikimi i motit

Sondazh

Poll