Aktualitet

E dhunoi ish-bashkëshorti, Carlota Dossena tregon sherret e vazhdueshme me Kastriot Demën: Do të më largojë nga Shqipëria

29 Janar 2021, 11:16 Nga DOSJA
E dhunoi ish-bashkëshorti, Carlota Dossena tregon sherret e vazhdueshme me

TIRANË– Carlota Dossena, gruaja dhe biznesmenja me shtetësi italiane që u dhunua një ditë më parë nga ish-bashkëshorti Kastriot Dema ka rrëfyer dhunën e vazhdueshme të ushtruar prej vitesh ndaj saj.

Në një lidhje LIVE, në emisionin “Me zemër të hapur”, Dossena është shprehur se gjithçka ndodhi pas nëj dakre që po konsumonte me stafin e saj, me rastin e ditëlindjes. Por tashmë gruaja e ka trupin plot me shenja dhe se episodi i dy ditëve më parë, është një ngjarje e përsëritur. Dossena shtoi se ajo ka shpëtuar falë dy punonjësve të hotelit ku ndodhi gjithçka, të cilët e kanë shpëtuar nga duart e Kastriot Demës.

Dy fëmijët e çiftit, gruaja tha se i ka dërguar në Itali, pasi nuk mund t’i mbante këtu me dhunën e vazhdueshme që ushtronte ish-bashkëshorti i saj. Përsa u përket shkaqeve të kësaj dhune, Dossena tha se e gjitha bëhet për hotelin në Vilë Bashtovë. Ajo pretendon se Dema dëshiron ta bëjë ish-gruan që të largohet në Itali dhe ai të përfitojë biznesin.

Intervista e plotë

Si ndodhi ngjarja?

Nuk po festoja, isha duke ngenë darkë me një pjesë të stafit tonë, pas pune. U tremba shumë nga 3 zhurma shumë të forta. Pasi hapa derën për të parë se çfarë ishte, u ofendova nga ish-bashkëjetuesi im. I cili gjendjen në mjediset e hotelit në arrest shtëpiak. U largova nga dritarja nga dy djemtë që punojnë për mua dhe ata iu përgjigjën verbalisht ofendimeve të tij dhe kërcënimeve të tij. Në këtë pikë, ai zbriti nga një kat më për dhe më sulmoi direkt me një thikë. Kam 5 plagë në thikë, unë u përpoqa që të mbrohesha, duke vënë krahun para kokës. Edhe pse dëgjova se ai thotë që është sulmuar, i vetmi sulm ishte ai që kam gërricur me thonj dhe për këtë kam dëshmitarë ata dhjemë. Në këtë pikë ai ka ikur. Mua mu duk se ishin si vite të tëra, por gjithçka ndodhi shumë shpejt. Sapo kishte hyrë 28 janari.

Ju dhe Kastrioti keni dy fëmijë, janë aktualisht në Itali?
Për fat janë të sigurt në Itali që prej një viti, që nga çasti që ai më kërcënoi me jetë.

Pse ndryshoi marrëdhënia juaj?
marrëdhënia jonë ka probleme prej vitesh. Ai është përpjekur të më krijojë mua vështirësi për të më larguar nga Shqipëria për të mbajtur të gjithë pronësinë e hotelit. Interesi i tij është i pastër ekonomik.

Me çfarë të ardhurash është ngritur ky resort?
I gjithë investimi për ndërtimin janë blerë është nga familja ime. Toka është e familjes së tij. Sigurisht që kjo i njihet. Toka kushton pak në atë zonë, nuk mund të krahasohet. Unë kam bërë gjithçka për dashuri dhe nuk i kam bërë me mendje por me zemër. Kur u legalizua hoteli, ai ka përfituar nga fakti se unë isha në Itali në spital e shtruar për një tumor dhe ai regjistroi gjithçka në emrin e vet.

Sherri ndodhi një ditë më parë në Vilë Bashtovë. Dossena po festonte ditëlindjen dhe zhurmat shqetësuan Demën që ndodhej në dhomën tjetër. Ky i fundit u përlesh me të ftuarit e italianes dhe vetë ish-bashkëshorten e plagosi m thikë. Sot është vënë në pranga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet carlota dossena kastriot dema plagoset biznesmenja italiane carlota dossena kastriot dema plagoset biznesmenja italiane

Sondazh

Poll