Aktualitet

Flet gruaja e Likës: Atentati iu bë nga mjeti me xhama të zinj, mund të paralizohet! Kërcënohemi prej 20 vitesh, vajzën m

29 Janar 2021, 12:07 Nga DOSJA
Flet gruaja e Likës: Atentati iu bë nga mjeti me xhama të zinj,

MAMURRAS– Dile Lika, gruaja e Myslim Likës, 60-vjeçarit që iu bë atentat në Mamurras një ditë më parë, ka rrëfyer se zanafilla e gjithçkaje është në vitet e hershme të ’97-s. Në një prononcim për Faxëeb, Dile Lika u shpreh se ajo dhe familja e saj, në ato vite kanë mbrojtur me para dhe me besë dy italianë, dhe për këtë arsye sulmohen.

Gruaja e shënjestrës së atentati, u shpreh se i shoqi është rëndë dhe se mund të mbetet i paralizuar, pasi ka marrë katër plumba. Ajo tregoi se atentatorët kanë qenë brenda një makine me xhama të zinj, të llojit “ËolksËagen”, dhe se vetë Lika, i ka parë.

E pyetur nëse ky atentat ka lidhje me vrasje e dy biznesmenëve në Laç ku ka marrë pjesë djali i saj, Iliri (vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit), Dile Lika mohoi çdo gjë. Ajo shtoi se edhe vajzën, edhe djalin ia kanë kërcënuar dhe se gjithçka vjen pas historive të vjetra.

“I dolën para me makinë. Ishte një makinë ‘Ëolksëagen’ me xhama të zinj. Ka qenë me djalin e hallës dhe një tjetër. S’ka ardh asnjë shef krimesh e kështu. Vetëm një hetues ka ardhur. Ku të bëj kallëzim unë? Kam ngelur tek burri. Është rëndë, ka dhimbje shumë. Ka marrë katër plumba. Mund të paralizohet. Asnjë ngjarje e shkuar nuk ka lidhje me atë të djeshmen. Djali im nuk ka lidhje me biznesmenët e Laçit, nuk ka gisht, dy muaj kishte që ishte liruar nga burgu. Ata i dinë vetë ato punë.

Ka dhjetë e 12 vite që vinin e më hynin për dritareje, prandaj jemi larguar nga Laçi. Unë kam shumë probleme, shumë histori, por askush nuk më ka ndihmuar. I kanë dalë gocës përpara dhe e kanë kapur nga flokët. I kanë dalë djalit para dhe kanë qëllu në të. Kjo vjen sepse kam mbrojt italianin në ’97. E kam pas në besë time. Punën e gocës e dini sepse kam shkuar dhe në polici.

E di dhe se kush është. Kurse të tjerët s’i di sepse nuk i njohim, vetëm kur i shohim në dritare. Sot kam folur me shefin e krimeve të Laçit dhe jam zënë me të. Nuk dimë se kë kanë shoqëruar. Në shtëpinë time ka ardhur edhe ambasadori amerikanë, gazetarë e pajtim gjaqesh. Unë kam një histori të papame sepse kam mbrojtur italianët. Prandaj hakmerren sot,”– tha Lika.

Një ditë më parë, teksa kthehej nga varrimi i të motrës, Lika ra pre e një atentati dhe mori tre plumba. 60-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. Lika është babai i Ilir Xhepajt (Lika), i arrestuar për plagosjen e Zef Markut dhe vrasjen e dy biznesmenëve në Laç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat babait te ilir xhepajt dile lika myslim lika atentat babait te ilir xhepajt dile lika myslim lika

Sondazh

Poll