Politike

Raporti i FMN/ Meta: Shqipëria e fundit në rajon për mbështetje fiskale. Covid nuk luftohet me propagandë

29 Janar 2021, 09:23 Nga DOSJA
Raporti i FMN/ Meta: Shqipëria e fundit në rajon për

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka ndarë në ‘Facebook’ raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me nivelin e mbështetjes fiskale për pandeminë. Meta shkruan se Shqipëria është e renditur si e fundit në rajon për nivelin e mbëshetetjes buxhetore. Ndër të tjera ai shkruan se numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë. Meta i bën thirrje qeverisë që të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.

Presidenti shton se asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut!

POSTIMI:

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e muajit janar 2021, mbi nivelin e mbështetjes fiskale të drejtpërdrejtë për pandeminë, e rendit Shqipërinë të fundit në rajon.Niveli i mbështetjes buxhetore rezulton rreth 4.5 herë më pak se mesatarja e vendeve të rajonit.Shqipëria ka mbetur në nivelin 1.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sa i përket mbështetjes kundër COVID-19, ndërkohë Maqedonia e Veriut ndodhet në nivelin 2.6% të PBB, Bosnje-Hercegovina në 5.1% të PBB, Kosova 5.6% e PBB, Serbia 5.6% e PBB dhe Mali i Zi në 8% të PBB.COVID-19 nuk luftohet me propagandë. Numri i të prekurve dhe i jetëve të humbura po rritet çdo ditë.Qeveria duhet të shkurtojë pagesat për PPP-të dhe të shtojë mbështetjen buxhetore për përballimin e pasojave të pandemisë.
Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e qytetarëve, që duhet të jenë prioriteti ynë absolut!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta raporti i fmn ilir meta raporti i fmn

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2021, 21:43

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duke se ka deklaruar çdo detaj lidhur me pasurinë e tij tek autoritetet përkatëse.  Sipas shifrave të nxjer...