Politike

“Monikën kuptojeni, siguroi jetën e shkollimin e fëmijëve”/ Pasuria Kryemadhi-Meta, Brahaj: Janë impresionantë, nuk iu

29 Janar 2021, 08:03 Nga DOSJA
“Monikën kuptojeni, siguroi jetën e shkollimin e

TIRANË– Pasuria e politikanëve shqiptarë ishte tema kryesore e diskutuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’. Pasuria e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës ishte një ndër çështjet që nuk kaloi pa u prekur nga ana e Drejtoreshës së ‘Open Data’, Aranita Brahaj.

Ajo tregoi se Meta dhe Kryemadhi kanë nisur deklarimin e pasurisë së tyre të përbashkët që në 2003. Nga vitet 2007-2008, ata nisën lëvizje të shumta në pasuri të patundshme.

Drejtoresha e ‘Open Data’ ka treguar se çifi ka pasur një truall të blerë për 5 milionë lekë e më pas e kanë dhënë për zhvillim për një kompani të njohur në sektorin e ndërtimeve në Shqipëri. Një detaj që Brahaj tha në studio ishte se presidenti ka dalë dhe ka thënë se Kryemadhi e ka siguruar jetën e fëmijëve dhe shkollimin e tyre.

“Në deklaratat e viteve pasardhëse, çifti Meta-Kryemadhi kanë goxha lëvizje në pasuri të patundshme. Janë impresionues… Është një truall që e kanë blerë për 5 milion lekë (i blerë në kohë më të hershme), dhe ky truall më pas është dhënë për zhvillim një kompanie mjaft të njohur në sektorin e ndërtimeve në Shqipëri. Përmes kësaj toke të dhënë për zhvillim ata kanë përfituar apartamente me kontratë sipërmarrje, sikurse kanë përfituar edhe mundësi shkëmbimi. Janë subjekte që kanë blerë një apartament luksi në një vit të caktuar dhe e kanë rishitur. Rishitja është bërë me klauzola tepër interesante sepse është bërë edhe me tjetërsim kredie, pra kanë kredituar dhe më pas kanë rishitur. Dhe ka gjeneruar mjaftueshëm të ardhura për të justifikuar atë çka edhe zoti Meta ka dalë dhe ka thënë që Monikën duhet ta kuptoni që e ka siguruar jetën e fëmijëve, shkollimin e tyre etj etj…”- tha Brahaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aranita brahaj ilir meta monika kryemadhi pasuria e ilir metes dhe monika kryemadhit aranita brahaj ilir meta monika kryemadhi pasuria e ilir metes dhe monika kryemadhit

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2021, 21:43

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duke se ka deklaruar çdo detaj lidhur me pasurinë e tij tek autoritetet përkatëse.  Sipas shifrave të nxjer...