Politike

Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Gahler i përgjigjet kryeministrit: Në vend që të përgojosh, plotëso kushtet për anëtarës

29 Janar 2021, 08:08 Nga DOSJA
Kritikat e Ramës ndaj BE-së, Gahler i përgjigjet kryeministrit:

TIRANË– Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, përsa u përket qëndrimeve që ky i fundit ka mbajtur ndaj Bashkimit Europian, duke e cilësuar jomiqësor.

Duke iu referuar Turqisë, Gahler shton se Rama duhet të ketë kujdes me pazaret joeuropiane dhe me shtete jomiqësore ndaj Europës.

Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler vë në dukje, gjitjashtu, kushtet e papërmbushura nga Shqipëria për nisjen e negociatave dhe apelon qeverinë që të plotësojë e jo të mohojë kushtet.

Delarata e plotë

Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria! Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur! Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progress në shumë kushte
-Ligji për median nuk është përmirësuar;
-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqesorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;
-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;
-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian. Këto janë çeshtjet që kam ngritur në forume europiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.

Prej gati 3 javësh, kryeministri ka sulmuar Bashkimin Evropian për çështjen e vaksinave, duke i akuzuar për cinizëm dhe arrogancë. Rama u përplas dhe me Francën që sipas tij mbajtën stok dozash që nuk u duheshin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kritikat e rames ndaj be-se michael gahler edi rama kritikat e rames ndaj be-se michael gahler

Sondazh

Poll

Politike 28 Janar 2021, 21:43

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha duke se ka deklaruar çdo detaj lidhur me pasurinë e tij tek autoritetet përkatëse.  Sipas shifrave të nxjer...