Aktualitet

Shira të dendur dhe vranësira, rikthehen reshjet në vend! Shkodra kërkon ndihmë nga USHTRIA, thirrje për shpalljen e fatke

29 Janar 2021, 07:33 Nga DOSJA
Shira të dendur dhe vranësira, rikthehen reshjet në vend! Shkodra

TIRANË– Moti me diell dhe temperaturat e ulëta janë larguar për tu lënë vendin shirave. Sot dita ka nisur me shira dhe pritet që e tillë të jetë gjatë gjithë kohës. Pas mesditës vranësirat shtohen në territorin shqiptar duke sjellë reshje me intensitet mesatar në veri dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë gjithë Shqipërinë.

Situata në Shkodër vijon të jetë e rënduar për shkak të përmbytjeve. Bashkia kërkon gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates. Ndër të tjera Bashkia vazhdon ripërsëritjen e shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në mëngjes dhe 2 gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në 11°C.

Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësira të herëpashershme mbizotërojnë motin në vendin tone, ndërsa Zonat veriore do kenë dhe shira të izoluar.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi 29 janar 2021 moti ne shqiperi 29 janar 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 07:06

Titujt e portaleve, 29 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi ecurinë e përgjimeve të Ndargheta-s në Ital...

Aktualitet 28 Janar 2021, 20:39

Jozefina Topalli infektohet me Covid-19 

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është infektuar me koronavirus.  Mësohet se Topalli është në shtëpinë e saj e izoluar dhe po merr mj...