Aktualitet

Pandemia e COVID-19 ndryshon planet, rriten adoptimet e standardeve për shëndetësinë

29 Janar 2021, 07:29 Nga DOSJA
Pandemia e COVID-19 ndryshon planet, rriten adoptimet e standardeve për

Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar planet dhe fokusin e shumicës së institucioneve dhe pjesa e adoptimit të standardeve nuk ka bërë përjashtim. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit bëri të ditur se në planin e saj të 6 muajve të parë të këtij viti do të ketë një fokus të veçantë pikërisht në këtë drejtim.

“Në kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, u zhvillua mbudhja e Bordit Teknik. Anëtarët e BT-së shqyrtuan; Listat me standardet e propozuara për adoptim në 6-mujorin e parë të vitit 2021 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe. Komitetet Teknike që patën ndryshime në drejtim të anëtarësimeve të reja ishin; KT 316 ‘Pajisje mjekësore’ dhe KT 215 ‘Pajisje respiratore dhe anestezie’. Ne kushtet e pandemisë shkaktuar nga COVID-19 dhe masave të ndërmarra për minimizimin e përhapjes, DPS informoi anëtarët e KT-së se gjatë kësaj periudhe janë angazhuar Komitetet Teknike që mbulojnë këto fusha: KT 160 ‘Pajisje mbrojtëse personale”, KT 205 ‘Pajisje mjekësore joaktive’, KT 215 “Pajisje respiratore dhe anestezie”, KT 316 “Pajisje mjekësore’” njoftoi DPS.

Kjo e fundit bëri me dije se gjatë kësaj periudhe Komitetet Teknike kanë ndjekur zhvillimet në nivel evropian dhe ndërkombëtar në aspektin e zhvillimeve të standardeve në shëndetësi. Në këtë kuadër veçojmë adoptimin me procedurë të përshpejtuar të Dokumentit të Standardizimit DS CËA 17553:2020 “Mbuluesit e fytyrës (maskat) për komunitetin – Udhëzues për kërkesat minimale, metodat e testimit dhe të përdorimit”, i cili u publikua në muajin Qershor nga CEN – Komiteti Evropian për Standardizimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit është një institucion nën varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me fokus tek standardet dhe nxitjen e adoptimit të tyre nga bizneset. Standardet janë dokumente teknike, vullnetare, të cilët: Përmbajnë specifikime teknike për produkte apo shërbime të fushave të ndryshme; përgatiten me propozimin e palëve të interesuara, pjesëmarrës ose jo në Komitetet Teknike të DPS; bazohen në rezultatet e zhvillimit bashkëkohor të teknologjisë; miratohen me konsensus nga Komitetet Teknike të DPS dhe ratifikohen nga DPS; vihen në dispozicion të kujtdo.

MARRË NGA MONITOR

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pandemia e covid shëndetësia në shqipëri pandemia e covid shëndetësia në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 07:06

Titujt e portaleve, 29 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi ecurinë e përgjimeve të Ndargheta-s në Ital...

Aktualitet 28 Janar 2021, 20:39

Jozefina Topalli infektohet me Covid-19 

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është infektuar me koronavirus.  Mësohet se Topalli është në shtëpinë e saj e izoluar dhe po merr mj...