Aktualitet

Sherri mes biznesmenëve në Vilë Bashtovë, arrestohet në spital Kastriot Dema që plagosi ish-bashkëshorten italiane, Carlo

29 Janar 2021, 07:11 Nga DOSJA
Sherri mes biznesmenëve në Vilë Bashtovë, arrestohet në

KAVAJË– Kastriot Dema, 32-vjeçari që plagosi me thikë ish-gruan e tij italiane, Carlotta Dossena ka rënë në pranga. Mësohet se i riu është arrestuar në spital, ku dhe po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor, pasi ka pësuar dëme nga dhuna që miqtë e Dossenës, stafi i hotelit që administronin bashkë gjithashtu, ushtruan mbi Demën.

Ai akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi në momentin që ndodhi ngjarja ishte në masën “arrest shtëpie” dhe duhej të qëndronte i izoluar.

Nga ana tjetër, janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë, kuzhinieri dhe kamarieri i hotelit, me inicialet G. B dhe F. V., të cilët ndërhynë në sherr dhe ushtruan dhunë ndaj Demës. Ata akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim”. Fqinjët e çiftit kanë rrëfyer se Dema kishte shuëm të drejtë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur pasi italianja festonte me ‘lloj lloj burri’ dhe ai s’mund ta pranonte këtë gjë.

Vetë Carlota Dossena, gruaja dhe biznesmenja me shtetësi italiane që u dhunua një ditë më parë nga ish-bashkëshorti Kastriot Dema ka rrëfyer dhunën e vazhdueshme të ushtruar prej vitesh ndaj saj.

Në një lidhje LIVE, në emisionin “Me zemër të hapur”, Dossena është shprehur se gjithçka ndodhi pas nëj dakre që po konsumonte me stafin e saj, me rastin e ditëlindjes. Por tashmë gruaja e ka trupin plot me shenja dhe se episodi i dy ditëve më parë, është një ngjarje e përsëritur. Dossena shtoi se ajo ka shpëtuar falë dy punonjësve të hotelit ku ndodhi gjithçka, të cilët e kanë shpëtuar nga duart e Kastriot Demës.

Dy fëmijët e çiftit, gruaja tha se i ka dërguar në Itali, pasi nuk mund t’i mbante këtu me dhunën e vazhdueshme që ushtronte ish-bashkëshorti i saj. Përsa u përket shkaqeve të kësaj dhune, Dossena tha se e gjitha bëhet për hotelin në Vilë Bashtovë. Ajo pretendon se Dema dëshiron ta bëjë ish-gruan që të largohet në Itali dhe ai të përfitojë biznesin.

Tezja e Kastriot Demës ka dhënë versionin e saj në lidhje me dhunën që u raportua se Dema ka ushtruar ndaj bashëshortes së tij italiane. Sipas tezes, kanë qenë Carlota dhe punonjësit ata që kanë sulmuar Kastriotin. Mes të tjerash ajo tha se investimi në hotel ishte bërë me para të përbashkëta. Ndër të tjera ajo tha se ky është një kurth që i është bërë nipit të saj nga ana e ish-partneres së tij.

Sherri ndodhi një ditë më parë në Vilë Bashtovë. Dossena po festonte ditëlindjen dhe zhurmat shqetësuan Demën që ndodhej në dhomën tjetër. Ky i fundit u përlesh me të ftuarit e italianes dhe vetë ish-bashkëshorten e plagosi me thikë. Sot është vënë në pranga. Babai i 32-vjeçarit ka rrëfyer se se djali i tij e kishte marrë në telefon për t’i thënë se donin ta vrisnin. Ai ka kërkuar nga autoritetet që të bëjnë drejtësi për ngjarjen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet carlota dossena kastriot dema plagoset biznesmenja italiane carlota dossena kastriot dema plagoset biznesmenja italiane

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2021, 07:06

Titujt e portaleve, 29 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajm mbi ecurinë e përgjimeve të Ndargheta-s në Ital...

Aktualitet 28 Janar 2021, 20:39

Jozefina Topalli infektohet me Covid-19 

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është infektuar me koronavirus.  Mësohet se Topalli është në shtëpinë e saj e izoluar dhe po merr mj...