Aktualitet

Ndrangheta në Shqipëri/ Hoxha: Dolën vetëm 1% e përgjimeve, shkrepësja që ndezi zjarrin…

28 Janar 2021, 21:08 Nga DOSJA
Ndrangheta në Shqipëri/ Hoxha: Dolën vetëm 1% e

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e sotme ka thënë se prokurori i antimafias italiane, Nicola Gratteri ka nxjerrë vetëm 1% të përgjimeve nga dosja e “Ndrangheta”.

I ftuar në abcnews, ai ka thënë ndër të tjera ai ka thënë se në përgjime nuk janë të përfshirë vetëm Kryeministri, Kryebashkiaku dhe Presidenti, por edhe shumë emra të tjerë.

Pasi këto histori që kur lindin, lindin të stisura nga ata që e fabrikojnë historinë dhe sapo lind përballet me propagandën e pushtetit, që e ka armën numër një propagandën. Nuk ishte një cështje, sipas meje, e cila do të tundte organet tona. Ajo ka vetëm një referim.

Kjo nuk do thjesht revoltë, është më e thellë se kaq, por vlejti për dicka, na tregoi si ajo video Meta-Prifti, ne të gjithë e dimë si bëhet korrupsioni, por kur e pamë në ekran, “ouuu, ajo na dha atë goditjen, shkrepësja që ndezi zjarrin. Edhe bisedat e italianëve me njëri tjetrin na tregonin një gjë që e dinim si funksionon në Shqipëri. Por nga përgjimet që dolën, ai prokurori ai ka nxjerrë vetëm 1% të përgjimeve. Cështja është në gjykim. Ne merremi më tepër me zhurmën për t’i ndëshkuar moralisht. Një media që nxori përgjimet e para nxori vetëm kryeministrin dhe kryetarin e bashkisë, një media tjetër nxori vetëm presidentin dhe këshilltarin dhe filluan shkëmbim zjarri me njëri tjetrin. Pse pushtoi cështja? Sepse çuditërisht te përgjimet ishin shumë emra dhe askush nuk kishte interes të vazhdonte” tha ai.

Penalisht dhe moralisht?

Penalisht nuk ka prova, por të marr një ngjarje konkrete. Penalisht Ndrea Prendi dhe ata që vranë janë të lirë, moralisht kemi 4 të vdekur. Ky është dallimi mes moralit dhe ndëshkimit penal. Lëvizja popullore nuk vjen nga hiçi” tha ai.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha pergjimet e ndraghetes artan hoxha pergjimet e ndraghetes

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 20:39

Jozefina Topalli infektohet me Covid-19 

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është infektuar me koronavirus.  Mësohet se Topalli është në shtëpinë e saj e izoluar dhe po merr mj...