Aktualitet

Aksident në Berat! Drejtuesi i ‘BMW’ humbet kontrollin, merr para 4 makina të tjera, ikën nga vendngjarja dhe lë pasagje

28 Janar 2021, 21:49 Nga DOSJA
Aksident në Berat! Drejtuesi i ‘BMW’ humbet kontrollin, merr

BERAT– Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë në afërsi të Spitalit të Beratit.

Shoferi i mjetit tip BMW ka humbur kontrollin e makinës dhe ka marrë para 4 automjete të tjera që ishin të parkuara në rrugë.

Drejtuesi i mjetit BMW, i identifikuar si Ervis Domaxeti është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, duke lënë pasagjerin që kishte me vete të plagosur në vendin ngjarjes. Mësohet se i plagosur ka mbetur 38-vjeçari, Eri Ilia, i cili është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë .

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin. Megjithatë Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat eri ilia ervis domazeti aksident ne berat eri ilia ervis domazeti

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 20:39

Jozefina Topalli infektohet me Covid-19 

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është infektuar me koronavirus.  Mësohet se Topalli është në shtëpinë e saj e izoluar dhe po merr mj...