Aktualitet

Dëmtimi i Urës së Zogut, Mentor Kikia: Është pasuri e kërij vendi o të pangopur! Prokuroria hesht, qeveria hesht, më se

29 Janar 2021, 06:33 Nga DOSJA
Dëmtimi i Urës së Zogut, Mentor Kikia: Është pasuri e

TIRANË– Gazetari Mentor Kikia u ka bërë thirrje orgave të drejtësisë që të nisin hetimet dhe të bëhet diçka për Urën e Milotit e njohur ndryshe edhe si Ura e Zogut, njëra këmbë e të cilës është zhytur dhe po rrezikon shembjen e saj.

Në një status në rrjetet sociale, Kikia shton se ky dëmtim ka ardhur pasi lumit iu mor zhavorri deri fare pranë urës dhe niveli i shtratit u ul. Për Kikinë, ky krim ka ndodhur prej kohësh, ashtu siç edhe është paraqitur në shumë media, me video e foto. Në statusin e tij, Kikia përmedn edhe kompaninë që është gjobitur pasi IKMT-ja zbuloi se këmbëve të Urës së Zogut i kishin dalë themelet.

Statusi i plotë

Nuk ju dhimbset asnjë lloj pasurie e këtij vendi, o të pangopur? Kjo urë është ndërtuar plot 93 vjet më parë. Ka parë në jetën e saj dimra e vërshime uji shumë herë më të mëdha se ky i tanishmi, por ka rezistuar. Unë nuk jam ekspert, por nuk ka asnjë dyshim që kjo urë u dëmtua, pra njëra këmbë e saj u zhyt, sepse lumit iu mor zhavorri deri fare pranë urës dhe niveli i shtratit u ul. Ajo është një urë, është një pronë publike, është një monument kulture që gëzon mbrojtje të veçantë.

U bënë disa ditë që ky krim ka ndodhur dhe mediat e kanë prezantuar me radhë. Por prokuroria nuk ka nisur asnjë lloj hetimi. Për vite me radhë, gjatë gjithë vitit, edhe kur shftrytëzimi i lumejve është i ndaluar, dhjetra kamionë të një kompanie ndërtimi gërryenin natë e ditë shtratin e këtij lumi. Ja ku është mali me inerte, mu në breg të tij (fotoja më poshtë).

Në Maj 2020, u vendosën ca gjoba ndaj kompanisë, sepse IKMT zbuloi se këmbëve të Urën së Zogut i kishin dalë themelet. Një fadromë nisi të vendosë inerte përrreth këmbës që sot është shembur,(fotoja më poshtë) ndërsa dhjetra të tjera vazhdonin ta gërryenin lumin edhe pasi u vendosën gjoba.  E denoncuan mediat pa reshtur këtë maskaradë mjedisore. I filmuan fadromat dhe kamionët. Por askush nuk e ndaloi. Sot, ja cila është pasoja. Prokuroria hesht! Qeveria hesht! Më se paku, varjani në qafë asaj kompanie këtë urë, ta rindërtojë çikë më çikë, ashtu siç ka qenë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet demtohet ura e zogut ura e zogut demtohet ura e zogut ura e zogut

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 20:39

Jozefina Topalli infektohet me Covid-19 

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është infektuar me koronavirus.  Mësohet se Topalli është në shtëpinë e saj e izoluar dhe po merr mj...