Aktualitet

“Do të jepja dorëheqjen nëse…”/ Artan Lame: Më mungon teatri, heshta për shembjen e tij sepse nuk është

28 Janar 2021, 20:43 Nga DOSJA
“Do të jepja dorëheqjen nëse…”/ Artan Lame:

TIRANË– Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka folur rreth Teatrit Kombëtar, i cili u shemb mëngjesin e 17 majit në të vitit 2020.

Lame i ftuar në ‘Çim Peka Live’ ka thënë se i mungon teatri dhe jo godina, madje ka treguar dhe arsyen se pse nuk ka reaguar për shembjen e tij. Ai ka thënë se nuk mund të jepte mendim për një sektor që nuk i përket atij. Ndër të tjera ai ka thënë se po të ishte  ministër i Kulturës dhe do mendonte se nuk duhet shembur Teatri, por nga ana tjetër do shembej, ai do të jepte dorëheqjen.

“Kam heshtur sepse unë jam prej 7 vitesh drejtor i ALUIZNI dhe prej një viti drejtor i Kadastrës. Nuk mund të jap mend për një sektor që nuk është i imi. Edhe nëse dikush do fliste për sektorin tim, do e merrja në telefon dhe do i thoja se a ke luajtur mendsh. Fillon dhe mbaron këtu asyeja se përse nuk flas më për trashëgiminë. Sa herë unë flas tani për trashëgiminë, më bombardojnë me pyetje se përse duhet të merrem me këtë pasi nuk është puna ime. Ditën që nuk do jem në këtë post, por do merrem me trashëgiminë apo kulturën, atë ditë do të flisja për fushën tjetër. Unë vetë kam luksin që të bëj debate të forta me kryeministrin për çështje të caktuara, po deshe edhe që kanë të bëjnë me trashëgiminë. Ai ka pikëpamjen e vet, unë kam pikëpamjen time. Është rënë në një të mesme për çështjet që kanë të bëjnë me punën time. Për çështjet e trashëgimisë, gjithmonë ka fituar fjala e tij. Nuk kam fuqi vendimmarrëse, por kjo nuk më pengon të debatoj. Nëse do isha në atë detyrë, nëse do merresha me trashëgiminë apo do isha ministër i Kulturës dhe do mendoja se nuk duhet shembur Teatri, por ai do shembej, do jepja dorëheqjen”.- tha Lame. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame artan lame

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 20:39

Jozefina Topalli infektohet me Covid-19 

SHKODËR– Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është infektuar me koronavirus.  Mësohet se Topalli është në shtëpinë e saj e izoluar dhe po merr mj...