Sport

VIDEO/ Vetëm 40 minuta për të nxjerrë jashtë Kupës Spezian, Napoli kalon në raundin tjetër, Hysaj protagonist me të kal

28 Janar 2021, 22:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Vetëm 40 minuta për të nxjerrë jashtë Kupës

ITALI– Rrugëtimi i Spezias në Kupën e Italisë përfundoi në çerekfinale. Pasi eleminoi Romën, këtë herë ekipi drejtuar nga tekniku Italiano mundet nga Napoli me shifrat 4-2. Napolitanët ishin të papërmbajtshëm, pasi goli i avantazhit do të vinte në minutën e 5-të me Koulibaly-n i shërbyer nga Elseid Hysaj. ndërsa 15 minuta më vonë realizoi Lozano për 2-0.

Napoli nuk u mjaftua me epërsinë e dyfishtë, por shënoi edhe dy herë të tjerë brenda fraksionit hapës me Politanon (30’) dhe Elmas. Në pjesën e dytë Spezia u zgjua duke shënuar dy herë brenda tri minutave lojë (70’ dhe 73’) me Gyasin dhe Acamporan.

Një derbi shqiptarësh Hysaj-Ismajli i fituar bindshëm nga mbrojtësi shkodran, i cili luajti titullar, por me të ardhmen ende të paqartë te Napoli.Në gjysmëfinale skuadra e Gattusos do të përballet me Atalantën, që do të thotë se do të kemi një tjetër derbi kuqezinjsh mes Hysajt dhe Berat Gjimshitit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj napoli hysaj napoli

Sondazh

Poll