Sport

VIDEO/ VAR, gola dhe spektakël, Tottenham-Liverpool i prodhon të gjitha

28 Janar 2021, 22:41 Nga DOSJA
VIDEO/ VAR, gola dhe spektakël, Tottenham-Liverpool i prodhon të

ANGLI-Liverpool nuk e diskuton Tottenhamin dhe rikthehet rivalizues në kampionat pas 5 javësh pa fitore. Skuadra e Jurgen Klopp triumfon me shifrat 3-1. Tottenham shënoi në minutën e 3-të me koreanin Son Hueng Min, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Sfida u zhbllokua në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Sadio Mane gjeti Firminhon me një pasim në shtyllën e dytë dhe sulmuesi brazilian ia doli të shtyjë topin në rrjetë, ndërsa menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë ishte mbrojtësi Alexander-Arnold që shënoi edhe golin e dytë.

Megjithatë vetëm dy minuta më vonë ishte mesfushori danez Hojberg që pas një pasimi të Bergëijn, ia doli të mposhtë portierin Alisson Becker dhe të rihapë të paktën disa momente ndeshjen. Megjithatë dominimi i skuadrës së Jurgen Klopp vijoi dhe në minutën e 65-të ishte Sadio Mane që shënoi golin e tretë, pas një pasimi të mbrojtësit Alexander-Arnold.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liverpool tottenham liverpool tottenham

Sondazh

Poll