Bota

E vrau djalin me duart e tij, Skënder Krasniqi nuk shkon në varrimin e Albertit, avokati: Nuk ka pasur kërkesë prej tij

28 Janar 2021, 16:00 Nga DOSJA
E vrau djalin me duart e tij, Skënder Krasniqi nuk shkon në varrimin e

KOSOVË–  Ramiz Krasniqi, avokati i biznesmenit Skënder Krasniqi, ka thënë se klienti i tij nuk ka kërkuar të shkojë në varrimin e djalit të tij, të cilin e vrau dje rreth orës 17:00.

As nuk e kemi kërkuar. Nuk ka pasur kërkesë prej tij, as prej nesh, kështu që nuk ka marrë pjesë në varrim”, tha avokati për gazetën Express.

Varrimi i Albert Krasniqit u bë rreth orës 15:00, ndërsa në ceremoninë mortore morën pjesë qindra persona, në mesin e të cilëve të afërm e miq të tij. Aty u pa edhe vajza e Albertit, bashkë me nënën e saj, Besa Gashin, për të cilën u raportua në media se ishte ndarë nga Albert Krasniqi.

 Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën pasditen e djeshme. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll