Bota

Komiteti i vaksinimit gjerman: Vaksina ‘AstraZeneca’ të mos i jepet personave mbi 65 vjeç

28 Janar 2021, 15:34 Nga DOSJA
Komiteti i vaksinimit gjerman: Vaksina ‘AstraZeneca’ të mos i

GJERMANI– Komiteti i vaksinimit në Gjermani ka deklaruar se vaksina kundër Covid-19 e ‘AstraZeneca’ duhet të jepet vetëm për njerëzit nën moshën 65 vjeç.

Sipas rekomandimit të Komitetit, kjo kategori personash nuk mund të marrë vaksinën pasi mungojnë të dhënat për efektivitetin e saj për këta persona.

“Të dhënat e disponueshme për momentin janë të pamjaftueshme për të vlerësuar efektivitetin e vaksinës mbi moshën 65 vjeç,” tha komisioni në një vendim të lëshuar sot nga ministria gjermane e shëndetësisë.

Vaksina AstraZeneca, ndryshe nga vaksinat mARN, duhet t’u ofrohet vetëm njerëzve të moshës 18-64,” shtoi ai.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të njoftojë nesër vendimin e saj për të miratuar vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19.

Ministria gjermane e Shëndetësisë njoftoi se nga 341 persona të vaksinuar në grupmoshën 65 e lart, vetëm një ishte infektuar me koronavirus, që do të thotë se Komiteti i Vaksinimit nuk është në gjendje të ketë një të dhënë statistikore të rëndësishme.

CEO i AstraZeneca Pascal Sorio tha se kompania e tij kishte më pak të dhëna sesa kompanitë e tjera farmaceutike për të moshuarit sepse vaksinimi i kësa grupmoshe filloi më vonë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca gjermani astrazeneca gjermani

Sondazh

Poll