Sport

Shtanget skuadra shqiptare, tifozët zbresin në qendrën stërvitore dhe i kërkojnë llogari për rezultatet e dobëta

28 Janar 2021, 12:53 Nga DOSJA
Shtanget skuadra shqiptare, tifozët zbresin në qendrën

KORÇË– Skënderbeu nuk po kalon një moment të mirë në kampionat me skuadrën korçare që tani rrezikon të bie në kategori më poshtë. Nga kjo gjëndje tifozët e Skënderbeut kanë reaguar dhe kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar futbollistëve të respektojnë emrin e klubit duke patur parasysh situatën e keqe që skuadra e Ahmatajt po kalon në kampionat.

Biseda ka zgjatur disa minuta. Grupi i tifozëve korçarë u bënë thirrje futbollistëve të bëjnë kthesë në sfidën e radhës në shtëpi kundër Kukësit. Mesazhi është kuptuar qartë nga lojtarët. Në emër të ekipit, foli mbrojtësi Vangjel Zguro, i cili u premtoi tifozëve se ekipi do të reagojë në mënyrën e duhur ndaj verilindorëve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skenderbeu skenderbeu

Sondazh

Poll