Bota

U vra nga babai i tij në mes të ditës, reagon vëllai i vetëm i Albert Krasniqit (FOTO)

28 Janar 2021, 13:30 Nga DOSJA
U vra nga babai i tij në mes të ditës, reagon vëllai i

KOSOVË– Albert Krasniqi është biznesmeni që humbi jetën ditën e djeshme pasi u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi. Kjo ngjarje tronditi kryeqytetin e Kosovës, pasi ngjarja u krye nga i ati.

Sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në Dragodan. Pas vdekjes së tij ka reaguar edhe vëllai i vogël, Ylli. Ylli Krasniqi është djali i vogël i familjes Krasniqi, i cili udhëheq edhe biznesin ‘Përparimi’.

Ylli postoi disa fotografi në rrjetet sociale, teksa zgjodhi të mos shkruajë asnjë fjalë e që padyshim është shumë e kuptueshme pas rastit tragjik i cili ndodhi. Në një postim të dytë ai lajmëroi njerëzit se sot do të mbahet varrimi i vëllait.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll