Bota

Vrasja e Albert Krasniqit, flet avokati i babait: Ngjarja ishte aksidentale, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore

28 Janar 2021, 13:24 Nga DOSJA
Vrasja e Albert Krasniqit, flet avokati i babait: Ngjarja ishte aksidentale, ai

KOSOVË– Ramiz Krasniqi, avokati i Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij dhe njëherësh biznesmenit, Albert Krasniqi, ka thënë se vrasja që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ka qenë aksidentale.

Avokati Krasniqi në një përgjigje për Insajderin ka treguar se gjendja shëndetësore e klientit të tij është e keqe, ndaj dhe nuk ka dhënë deklaratë në polici.

“Vrasja është aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje të keqe shëndetësore, i mërzitur shumë. Ende nuk e ka komentuar rastin dhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë është mbrojtur në heshtje në polici. Gjithashtu i kanë ofruar ndihmën e parë ekipet mjekësore. Ai gjindet në paraburgim në Prishtinë”,- ka thënë ai.

Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqin dhe më pas ka informuar policinë për aktin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vritet albert krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll