Bota

Koalicion me PDK, nënkryetarja e VV: Nuk ka gjasa të bëhet

28 Janar 2021, 13:17 Nga DOSJA
Koalicion me PDK, nënkryetarja e VV: Nuk ka gjasa të bëhet

KOSOVË- Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, ka rrëzuar çdo dyshim për një koalicion mes VV-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës. E pyetur nga Blic, ajo tha se nuk ka asnjë mundësi që ky koalicion të bëhet. Më tej, ajo ka thënë se qëndrimet e VV për PDK-së janë të qarta dhe nuk kanë për ta shqyrtuar si opsion.

“Nuk ka aspak gjasa të bëhet një koalicion i tillë. Qëndrimet tona për PDK-në janë shumë të qarta, dhe as nuk jemi duke e shqyrtu si opsion bashkëpunimin me PDK-në,” tha ajo.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”. Sipas vendimit të marrë, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të zhvillohen në 14 shkurt.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arbërie nagavçi zgjedhjet ne kosove arbërie nagavçi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll