Aktualitet

Dikur e gjeti në motel me këngëtaren shqiptare! Zbulohet shkaku i divorcit të Albert Krasniqit, problemet e martesës me ish

28 Janar 2021, 16:33 Nga DOSJA
Dikur e gjeti në motel me këngëtaren shqiptare! Zbulohet shkaku i

PRISHTINË– Vrasja e Albert Krasniqit nga babai i tij, Skënderi, pasditen e djeshme ka tronditur Kosovën. Mediat vendase u janë futur “me kokë” hetimeve për zbuluar shkaqet e vrasjes të së riut nga babai i tij, pasi paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë ndarja e të birit nga bashkëshortja, Besa Gashi.

Çifti kishin vetëm disa ditë që ishin ndarë, duke i dhënë fund martesës së tyre, nga e cila kishin edhe një vajzë. Vetëm pak muaj më parë, kishin vendosur që t’i jepnin edhe një shans njëri-tjetrit, pas disa viteve me probleme.

Sipas mediave të Kosovës, shkak për problemet në çift kanë qënë tradhëtitë e Krasniqt. Në vitin 2010 është përfolur se Krasniqi e kishte tradhtuar Besën me një këngëtare, por identiteti i saj nuk u zbulua asnjëherë. Megjithatë ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e Policisë.

Vrasja e Albert Krasniqit, nga babai i tij, Skënderi, tronditit Prishtinën pasditen e djeshme. Biznesmeni i ndërtimit, Skënder Krasniqi qëlloi me armë zjarri të birin, duke i marrë jetën, ndërsa më pas ka njoftuar vetë Policinë e Shtetit, në mënyrë që ta prangosnin. Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert krasniqi besa gashi vritet albert krasniqi albert krasniqi besa gashi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll