Aktualitet

“Ndrangheta”/ Shefi i Antimafias italiane: Kurajo për të goditur mafien! Duhet një Prokurori Evropiane

28 Janar 2021, 11:31 Nga DOSJA
“Ndrangheta”/ Shefi i Antimafias italiane: Kurajo për të

TIRANË–Prokurori i Anti-mafias italiane, Nicola Gratteri në një dëgjesë publike në Komisionin Anti-mafia të Parlamentit italian, ka deklaruar se duhet kurajo për të goditur mafian në Evropë. Gratteri, tha se gjëja më e rëndësishme është vlerësimi nga klasa e mesme e mafias. 

“Ndaj kontrastit mafioz në Europë duhet më shumë kurajë. Gjatë viteve të fundit kemi prekur qendrat e fuqive mafioze, që dikur as në subkoshiencë nuk mendonim të prekeshin. Njerëzit e vlerësojnë këtë, por gjëja që kam vënë re, është se ka një klasë të mesme sociale që mund të kuptoj qysh në letër, atë ç’ka po bëjmë, e përkundrazi tregojnë solidaritet ndaj  personave që për ne kanë kryer krime. Kjo gjë më preokupon e trishton.”-tha Gratteri. 

Teksa komentoi edhe finalizimin e operacionit “Profili i Ulët”, që bëri bujë në Shqipëri, Gratteri tha se hetimi është i rregullt. Sipas prokurorit, gjithçka është bazuar në kodin e Punës. 

Përgjithësisht ne jemi në rregull me dokumentacionin tonë. Gjithçka që kemi bërë e kemi kryer me kodin e punës në duar. Kam besim të madh tek gjykatësit e kam raport të qetë me të gjithë gjykatësit. Mbi të gjitha me Kryetarin e Gjykatës së Apelit, një njeri i madh që i ka qëndruar mjaft pranë viteve të fundit Prokurorisë së Katanzaros.” “Në planin teknik të hetimeve e të strategjisë kam ide shumë të qarta. Shkallë që ngremë nivelin shohim njerëz që na mbështesin pavarësisht personave që po hetojmë e pa lexuar dhe dokumentacionin tonë. Prandaj kemi nevojë për gazetarë që përcjellin një rrëfim ekzakt të fakteve e që t’i shkojnë atyre deri në fund.”

Teksa foli për operacionet anti-mafia që zhvillohen në Evropë, Gratteri tha se agjencitë si Europol dhe Eurojust janë kthyer në sigla, ndërsa ajo që do të ngjallte shpresë do të ishte një “Prokurori Evropiane”. “Nëse në Europë nuk ka një sistem gjyqësor homolog, unë nuk mund të bëj shumë. Ka organizma, si Europol, Interpol. Eurojust që më shumë janë sigla. Nuk janë këto agjencitë që ne duam. Më duhet një sistem i tillë që  Guardia di Finanza e Katanzaros të bëj hetime të qeta për shembull në Frankfurt. E ideja e një Prokurorie Europiane është mjaft e bukur. Europa duhet të ketë më shumë kurajo.”-tha Gratteri. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndrangheta ne shqiperi ndrangheta ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:02

KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...

Aktualitet 28 Janar 2021, 10:28

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...