‘Nuk i vodhi paratë’/ Avokati i infermieres Ronida Hysa mbron klienten e tij: Portofolin e gjeti!
28 Janar 2021, 11:21Nga DOSJA
TIRANË– Avokati i infermieres Ronida Hysa ka deklaruar se portofolin e pacientit me Covid, Infermieria nuk e ka vjedhur por e ka gjetur. Kjo deklaratë e avokatit të infermieres vjen pak minuta pasi Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermieren.
Mirëpo kjo deklaratë bie ndesh me atë që Hysa ka thënë brenda sallës së gjyqit. Dosja.al mëson se ajo nuk ka folur shumë gjatë gjatë seancës gjyqësore, është shfaqur e penduar dhe ka kërkuar mëshirë pasi sipas saj nuk ka kushte ekonomike e se jeton e vetme me djalin 2-vjeçar.
Ndërkohë gjatë seancës janë zbuluar dhe tentativat e shumta që Hysa ka bërë për të tërhequr të gjitha paratë që gjendeshin në kartën e krediti të pacientit me Covid. Kanë qënë kamerat e sigurisë ato që kanë vërejtur të gjitha lëvizjet e infermieres në bankomatet në zonat në Tiranë. Ndërkohë prokuroria do të hetojë nëse Hysa ka kryer veprime të ngjashme me pacientë të tjerë të prekur nga Covid, që janë shtruar në repartin ku infermierja punonte.
Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua pak kohë më parë në emisionin ‘Stop’ nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit si dhe pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER–‘Heroi’ që shpëtoi dy fëmijët e komuniteti rom në Fier ka treguar për mediat se ka qënë rastësisht në vendin ku të miturit po rrezikonin mbytjen. Ledion Mi...
TIRANE- Ervin Nelaj, drejtori i Kadastrës në Berat është lënë në burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
Aktualitet28 Janar 2021, 11:02
KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...
KAVAJË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku biznesmenja italiane u qëllua me thikë nga bashk...
TIRANË– Ditën e sotme prokurorët nga e gjithë Shqipëria votuan dy prej kolegët e tyre që kandiduan për dy vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin deri në përfundim të hetimeve.Infermier...
Aktualitet28 Janar 2021, 10:28
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...
TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet R.P., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte mjetin në g...