Aktualitet

“Mbaji pak se unë i prish”/ GJKKO lë në burg drejtorin e Kadastrës në Berat, zbardhen përgjimet me vartësen:

28 Janar 2021, 11:11 Nga DOSJA
“Mbaji pak se unë i prish”/ GJKKO lë në burg

TIRANE- Ervin Nelaj, drejtori i Kadastrës në Berat është lënë në burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se SPAK e ka “bindur” gjykatën për të lënë në burg zyrtarin, pas akuzës se ai merrte ryshfet për të dhënë tituj pronësie dhe për të bërë legalizime.

Nelaj u prangos dy ditë më parë nga Policia e Beratit bashkë me SPAK. SPAK dhe policia e Beratit e hetuan për 9 muaj zyrtarin e Kadastrës dhe sipas prokurorisë, është provuar se  Nelaj, drejtori i Kadastrës në Berat, bashkë me disa zyrtarë të tjerë nën varësinë e tij, kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme.

Në disa përgjime të zbardhura në media, del se Nelaj akuzohet nga SPAK  se ka marrë para për të legalizuar ndërtime pa leje. Konkretisht në një bisedë, ku Nelaj flet me një vartësen e tij, ai e mëson si të mbyllë dokumentacionin dhe të nxjerrë lejen. 

“Mbaji çik këto se unë i prish. Lëri tek sirtari aty poshtë”, -i thotë drejtori-vartëses.

PËRGJIMI

Ervin Nelaj: Hajde

Punonjësja: Të kujt? Aman se s’ma mban më se..

Ervin Nelaj: 60, 65, 70, 75

Punonjësja: Të kujt? Të voglin, ca e ka ai? Dallavenin? Kujt të vogël mo?

Ervin Nelaj: Po ai që thoshe ti që është afër…

Punonjësja: Diskaniti? Po dalë se Diskaniti nuk ka dalë ende..

Ervin Nelaj: Po ca e ke këtë Diskanin?

Punonjësja: Akoma dhe Diskani është shkëmb. Jo Ledon, prit njëherë për Diskanitin..

Ervin Nelaj: Çar ti bësh Diskanit?

Punonjësja: Se Elda tha unë e kam parë tek noterja, nuk është ashtu fare.

Ervin Nelaj: Mirë, na mbaji icik ti këto se mos i prish unë..

Punonjësja: Ti prish unë

Ervin Nelaj: Unë i prish

Punonjësja: Leri njëçikë tek sirtari se vij i marr më vonë

Ervin Nelaj: Këtu tek sirtari i parë janë

Punonjësja: Se vij i marr unë më vonë me ndonjë dosje..

Ervin Nelaj: Dosje na mo dosjen ku e ke çu?. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervin nelaj ervin nelaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 11:02

KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...

Aktualitet 28 Janar 2021, 10:28

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...