Shpëtoi dy fëmijët nga mbytja në lumin Gjanicë të Fierit, flet ‘heroi’ që i shpëtoi: Vajza ishte pothuajse e vdekur,
28 Janar 2021, 11:13Nga DOSJA
FIER–‘Heroi’ që shpëtoi dy fëmijët e komuniteti rom në Fier ka treguar për mediat se ka qënë rastësisht në vendin ku të miturit po rrezikonin mbytjen. Ledion Mita u shpreh se kishte dalë për një xhiro e se pa të gjithë skenën para syve. Burri tregoi se nuk e mendoi dy herë dhe u hodh në lumë me rroba për të bërë të mundur shpëtimin e dy të miturve.
“Kisha dalë xhiro. Njërit prej tyre i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty në moment i mori rryma. Aty që e pashë që nuk kishin shpëtim, u hodha me gjithë rroba dhe i nxora jashtë. Vajza ishte thuajse e vdekur, kurse djali i rezistoi më shumë. Të parën nxora vajzën, të dytin djalin. Erdhi i mori ambulanca dhe i çoi në spital”, ka thënë djali që ka shpëtuar fëmijët.
Dy të miturit janë marrë nga rrjedhja e lumit mëngjesin e sotëm. Ata kanë qënë duke luajtur pranë saj ndërkohë që kanë rrëshkitur. Ishte djali i gjendur rastësisht në rrugë ai i cili bëri të mundur shpëtimin e dy të miturve nga mbytja.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Ervin Nelaj, drejtori i Kadastrës në Berat është lënë në burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dij...
Aktualitet28 Janar 2021, 11:02
KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...
KAVAJË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku biznesmenja italiane u qëllua me thikë nga bashk...
TIRANË– Ditën e sotme prokurorët nga e gjithë Shqipëria votuan dy prej kolegët e tyre që kandiduan për dy vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin deri në përfundim të hetimeve.Infermier...
Aktualitet28 Janar 2021, 10:28
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...
TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet R.P., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte mjetin në g...
DURRËS- 2 persona janë arrestuar në Durrës ditën e sotme. Lajmin e ka bërë policia, shkruan se nga personat e arrestuar janë për veprat penale plagosje me ...