Bota

28 Janar 2021, 06:35 Nga DOSJA

TIRANË– Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka reaguar i pikëlluar pas lajmeve se Albert Krasniqi është vrarë me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi.

Në një status në rrjetet sociale, Stresi ka publikuar dy foto me viktimën dhe krahas saj shkruan se të dy e kanë dashur fort-njëri tjetrin. Reperi shton se kjo botë është e ‘flliqt’ dhe se bashkë do të shihen në botën tjetër.

“Kush te ka njoft tka dasht, me deshte Dhe te deshta Albert ! Kjo bote eshte e flliqt shihemi ne boten tjeter. Zoti Eshte i Madh,”- shkruan Stresi.

 

 

A post shared by STRESI (@stresi)

Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë në qendër të Prishtinës në orën 17:00. Skënder Krasniqi u përplas me të birin, Albert dhe i kërkoi këtij të fundit që të dorëzohej në polici, pasi ishrte shpallur në kërkim sepse kishte ushtruar dhunë mbi ish-bashkëshorten Besa Gashi. Përpasja mes tyre degradoi në përdorimin e armës dhe Skënderi vrau të birin. Më pas ai telefonoi policinë për tu dorëzuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi arkimed lushaj vritet albert krasniqi albert krasniqi arkimed lushaj vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2021, 20:53

ITALI- Kreu Prokurorisë së Catanzaros, Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët...