Bota

Ekipi i OBSH-së në Wuhan nis ‘hetimin e vonuar’ për origjinën e COVID-19

27 Janar 2021, 19:28 Nga DOSJA
Ekipi i OBSH-së në Wuhan nis ‘hetimin e vonuar’ për

KINË– Një ekip i hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përgatiten në nisjen e hetimit zbulimin e origjinës së COVID-19, sëmundje që tashmë ka ‘pushtuar’ botë.

Anëtarët e ekipit ndërkombëtar prej 13 personash do të hetojnë për të zbuluar sesi u shfaq për herë të parë virusi, që të hidhen poshtë akuzat për Kinën.

Ky hetim do të vëretotjë ose do hedhë poshtë gjetjet e mëparshme që virusi thuhej se kishte origjinën tek kafshët e egra në tregun në Ëuhan.

Ndërsa ekipi i OBSH-së do të përpiqet të injorojë elementin politik në punën e tyre, veprimi i kësaj mund të jetë i vështirë, shkruan CNN.

Javën e kaluar, Ekipi i posaçëm për Pandeminë thanë se si OBSH dhe Kina mund të kishin vepruar më shpejt dhe më me forcë për të përmbajtur fillimin e shpërthimit të Covid-19 .

Javën e kaluar, kreu i delegacionit amerikan në OBSH i bëri thirrje Kinës që të lejojë ekipin në Ëuhan aksesin ndaj “personave që japin kujdes, ish pacientë dhe punëtorë laboratori” dhe të ndajë të gjitha studimet shkencore në kafshë, njerëz dhe mostra mjedisore të marra nga një treg në Ëuhan.

Ekipi fillimisht synonte të hynte në Kinë në fillim të Janarit, por Kina bllokoi ardhjen e tyre, duke thënë se vizat nuk ishin miratuar ende, edhe pse disa anëtarë të grupit ishin rrugës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekipi i obsh origjina e covid-19 wuhan ekipi i obsh origjina e covid-19 wuhan

Sondazh

Poll